Ndërkohë që janë edhe më të shumtë laboratoret e tjerë Limbach në shtetet e tjera të botës.
Të gjithë punonjëst në rrjetin Limbach janë të specializuar në fusha specifike gjë që siguron cilësi dhe standard në çdo test laboratorik që kryhet në laborator.
Mjekët e rrjetit Limbach kanë ekpertizë të gjerë në fusha si mikrobiologjia, imunologjia, infektologjia, gjenetika, biologjia molekulare etj.
Në rrjetin e Laboratorëve Limbach testet laboratorike realizohen me metodat më të avancuara, fatmirësisht në Laboratorin Dr. Limbach në Shqipëri analizatorë tërësisht të automatizuar dhe të teknologjisë së fundit operojnë çdo ditë në kapacitet të plotë.
Ne krenohemi të jemi përfaqësia në Shqipëri e Laboratorëve Limbach, sepse kjo na ka dhënë akses në trajnime të vazjdueshme me ekspertë të fushës dhe profesorë të atashuar në qendrat spitalore universitare më në zë të Gjermanisë.
Të qënit degë e rrjetit të Laboratorëve Limbach në Shqipëri, na ka dhënë mundësi të ofrojmë standardin e vërtetë gjerman, në kohë rekord dhe me cilësinë më të mirë të mundshme.

