STANDARDI
gjerman
Në një sens, laboratori i automatizuar përfaqëson gjithë esencën e Laboratorit Dr. Limbach. Këtu, shumica e mostrave regjistrohen, centrifugohen, analizohen dhe ruhen thuajse plotësisht automatikisht, më pas shkojnë dhe shpërndahen nëpër departamentet e tjera laboratorike. Teknologjia jonë plotësisht e automatizuar, e një gjenerate të re me aparaturat më të avancuara siguron një përpunim të shpejtë, të besueshëm dhe të ripërsëritshëm të një numri të madh të parametrave. Përveç kësaj, shpërndarja plotësisht automatike dhe barkodimi që gjenerohet automatikisht nga sistemi ynë, e bëjnë praktikisht të pamundur përzierjen apo ngatërrimin e mostrave.
Mostrat analizohen në aparaturat tona të automatizuara. Spektri i analitëve përfshin parametrat klasikë të kimisë klinike duke përfshirë edhe p.sh. hormonet dhe markuesit tumoralë , si dhe disa parametra nga serologjia infective dhe imunologjia. Automatizimi i gjerë në laboratorin tonë lehtëson skuadrën tonë të mjekëve dhe teknikëve duke iu krijuar atyre hapësirë që t’i përkushtohen edhe detyrave më komplekse si sigurimi i Quality Control.

