Loading...

Analizat

“Këtu do të gjeni një pjesë të vogël të testeve laboratorike që ne ofrojmë të grupuara sipas indikacionit klinik. Ne e përditësojmë faqen e internetit çdo ditë, por ju mund të na kontaktoni për teste specifike për të cilat kërkoni më shumë informacion.

Sistemi imunitar i fëmijeve dhe shëndeti në tërësi i tyre është shumë herë më i brishtë sesa i një të rrituri, kështuqë kryerja e analizave të këshilluara nga mjeku pediatër është esencial për një shendet të mirë dhe një rritje normale të fëmijës. Kryerja të paktën 1 herë ne vit e një chek up-i pediatrik gjatë moshës 2-12 vjeç mund të parandalojë dhe të parashikojë riskun e fëmijës për semundje kardiake, diabet, obezitet apo sëmundje të tjera sistemike.

  • Eritrosedimenti (ESR)
  • Bilirubin (total)
  • Bilirubin (direct)
  • Bilirubin (indirect)
  • Urinë Komplet
  • Creatinine
  • Glucose
  • Urea
  • AST (Aspartate Aminotransferase)
  • ALT (Alanine Aminotransferase)
  • Complet blood count (Gjaku Komplet) + Reticulocytes
  • Sodium (Natrium)
  • Potassium (Kalium)
  • Sideremia (Iron in serum)
  • Chloride (Klori)
  • CRP ( Proteina C Reaktive)
  • ASLO (Anti-Streptolizina O)
  • Ferritin

Kryerja vjetore e analizave kryesore të gjakut shërben për të qënë të përditesuar me mirëqënien shëndetësore fizike në mënyrë tërësore. Kryerja e këtyre testimeve rutinë mundëson një monitorim të kujdesshëm të shëndetit dhe ndryshimeve të tij gjatë 1 viti. Kapja në kohë e një anomalie mund të ndihmojë në parandalimin e një problemi që mund të japë shqetësime në të ardhmen.

Testet e funksionit të mëlçisë ndihmojnë në detektimin e hershëm të sëmundjeve të mëlçisë si hepatitet apo verdhëza ose edhe thjesht për të vlerësuar ecurinë e një trajtimi që po ndiqet. Gjithashtu dozimi i enzimave të mëlçisë vlerëson nëse mëlçia, nga përdorimi i një sërë mediakmentesh si antibiotikët, antimykotikët, antiinflamatorët, është dëmtuar apo është e shëndetshme.

Këshillohet të kryhet sa herë mjeku e rekomandon për persona me shenja klinike të caktuara, kur mbarojmë një trajtim të gjatë me barna që njihen si dëmtues të melçisë, dhe kryhet çdo 6-8 javë për persona që vuajnë nga sëmundje të mëlcisë si hepatite, cirrozë, probleme me koagulimin e gjakut. Për persona të shëndetshëm rekomandohet të kryet si pjesë e check-up që bëhet 2 herë ose 1 herë ne vit.

  • Bilirubin (total)
  • Bilirubin (direct)
  • Bilirubin (indirect)
  • AST (Aspartate Aminotransferase)
  • ALT(Alanine Aminotransferase)
  • GGT (Gama-Glutamil transferaze)
  • ALP (Phosphatase alkaline)

Veshkat luajnë një rol vital për një shëndet të mirë. Shenja si tension i lartë, gjak në urinë, veshtirësi gjatë urinimit apo fryrje e pashpjegueshme kërkojnë një testim të funksionit të veshkave. 1 në 3 persona që vuajnë nga diabeti, kanë edhe probleme shoqëruese të veshkave dhe kontrolli i tyre të paktën 1 herë në vit ëshë i detyrueshëm. Por jo vetëm, një vlerësim i funksionit veshkor vlen edhe për persona në dukje të shëndetshëm për t’i paraprirë një sëmundje të mundshme të veshkave në kohë.

VLERËSIMI I FUNSKIONIT RENAL I THJESHTË

  • eGFR using the MDRD formula
  • Urine Komplet
  • eGFR using the CKD-EPI creatinin formula
  • Cystatin C

VLERËSIMI I FUNSKIONIT RENAL I PLOTË

  • eGFR using the MDRD formula
  • Urine komplet
  • eGFR using the CKD-EPI creatinin formula
  • Urea
  • Cystatin C

E re!

Cistatina C

Është një testi i ri për pacientët në Shqipëri por një test rutinë për pacientët në Europë. Ajo vlerëson funksionin renal dhe është superiore ndaj kreatininës sepse nuk varet nga masa muskulare, statusi nutriticional apo gjinia. Për këtë arsye, ajo e vlerëson më mirë funksionin renalë veçanërisht në individë  siç mund të jenë të porsalindurit apo moshat e treta. Është ndërkohë e vërtetuar që në kategoritë e lartpërmendura kreatinina performon më dobët dhe Cistatina C është më e përshtatshme.

Nga ana tjetër vëllimi i shpërndarjes së Cistatinës C është më i vogël se ai i kreatininës që do të thotë se rritet më shpejtë përqëndrimi i Cistatinës C pas një dëmtimi renal akut, rreth 5-24 orë më shpejtë se Kreatinina.

Në guideline-et e fundit sugjerohet që të bëhet kombinimi dhe vlerësimi i GFR me të dy analitët, madje sugjerohet një rikonfirmim i diagnozës së vendosur me vlerësimin e Kreatininës.

Testet e funksionit të tiroides ndihmojnë në vlerësimin e funksionit të tiroides për të diangostikuar në kohë një patologji të saj ose për të monitoruar nëse trajtimi ndaj një patologjie të caktuar tiroidiene po
rezulton efektiv. Persona që vuajnë nga çrregullime të ndryshme të tiroides këshillohet ta ndjekin në dinamikë funksionin tiroidien çdo 3 muaj, sepse gama e gjerë funksioneve të hormoneve që prodhon kjo
gjendër mund të ndikojë në cilësinë e jetës. Gjithashtu individë që vuajnë nga patologji autoimune tiroidiene janë indikacion për ekzaminime të tjera të sëmundjeve autoimunitare.

  • TSH (Hormoni Stimulues i Tiroides)
  • Trijodtironina e Lire (FT3)
  • Tiroksine e Lire (FT4)
  • Anti-Thyroid Peroksidase (Anti-TPO)
  • Antithyroglobulin Antibodies (Anti-TG)

Shkaku i parë i vdekjeve në botë listohet infarkti i miokardit, i cili është totalisht i parandalueshëm me një ndjekje të kujdesshme dhe te rregullt laboratorike e klinike. Kjo paketë është e këshillueshme të kryhet çdo vit nga burra dhe gra mbi 40 vjeç dhe më herët nëse ka evidence për sëmundje kardiake nga familjarë të afërt për një parandalim dhe kurim më të hershëm të sëmundjes.

  • VLDL Cholesterol
  • eGFR using the CKD-EPI creatinin formula
  • eGFR using the MDRD formula
  • Phospholipid
  • R1 (Chol/HDL)
  • R2 (LDL/HDL)
  • LDL Cholesterol
  • Creatinine
  • Glucose
  • Cholesterol total
  • HDL Cholesterol
  • Sodium (Natrium)
  • Potassium (Kalium)
  • Chloride (Klori)
  • Complet blood count (Gjaku Komplet)
  • Triglyceride
  • HbA1c (Hemoglobine e glukozuar)
  • Lp (a) Lipoprotein (a)
  • Homocysteine
  • ESR

Testimi i hormoneve femërore luan një rol të pazëvëndësueshëm në vlerësimin e shendetit të grave. Niveli i tyre jep informacione mbi ciklin menstrual, fertilitetin apo jep një panoramë të përgjithshme mbi menopazuën. Por jo vetëm, hormonet seksuale femerore përveç funksionit seksual orientojnë mjekun rreth shëndetit të kockave, detektimit të hershëm të një sëmundje malinje apo sëmundjeve të ndryshme autoimune (p.sh sindroma e vezores polikistike). Për këto arsye një grua e shëndetshme këshillohet që çdo vit të kryeje një vlerësim të nivelit hormonal, kurse për gratë me sëmundje si vezore polikistike duhen të ndjekin ecurinë e tyre çdo 3-6 muaj.

VLERËSIMI HORMONAL NË PREMENOPAUZË

  • FSH (Hormoni Folikulo Stimulues)
  • LH (Hormoni Luteinizues)
  • Estradiol (E2)
  • Progesterone

MENOPAUSE SCREENING

  • FSH (Hormoni Folikulo Stimulues)
  • LH (Hormoni Luteinizues)
  • Estradiol (E2)

VLERËSIMI HORMONAL NË POSTMENOPAUZË

  • FSH (Hormoni Folikulo Stimulues)
  • LH (Hormoni Luteinizues)
  • Testosterone
  • Estradiol (E2)

VLERËSIMI HORMONAL I PËRGJITHSHËM

  • FSH (Hormoni Folikulo Stimulues)
  • LH (Hormoni Luteinizues)
  • TSH (Hormoni Stimulues i Tiroides)
  • Estradiol (E2)
  • Prolactin
  • Progesterone

Një shëndet optimal i burrave dhe djemve kërkon një nivel të hormoneve mashkullore brenda intervaleve të përcaktura si normale. Rëndësi të veçantë duhet t’i kushtojnë burrat që po hyne në andropauzë, të cilët këshillohet të bëjnë një checkup vjetor. Kjo paketë informon pacientin për funksionin e organeve gjenitale, sistemin imun, masën muskuloare dhe kockore. Testet hormonale janë të indikuara edhe tek meshkujt që vuajnë nga infertiliteti.

  • FSH (Hormoni Folikulo Stimulues)
  • LH (Hormoni Luteinizues)
  • SHBG (Sexual hormone binding protein)
  • Testosterone
  • DHEA-S (Dehidroepiandrosteron sulfat)

Sëmundjet reumatizmale prekin artikulacionet, ligamentet, kockat dhe muskujt. Njihen ndryshe si sëmundjet muskulo-skeletike. Diagnostikimi i tyre në kohë dhe monitorimi i vazhdueshëm ka treguar se simptomat dhe problematikat që mund të përjetojë pacienti reduktohet ndjeshëm. Kryerja e tyre çdo 3 muaj është e domosdoshme për pacient me diagnozë te konfirmuar.

  • Eritrosedimenti (ESR)
  • Complet blood count (Gjaku Komplet) + Reticulocytes
  • Fibrinogen
  • CRP ( Proteina C Reaktive)
  • Rheumatoid Factor (RF)
  • ASLO (Anti-Streptolizina O)
  • C3 Complement
  • C4 Complement
  • Anti-CCP IgG

Një nga problemet më të mëdha shëndetësore të botës industriale sot është mungesa e hekurit në organizëm. Falë një testimi fare të thjeshtë, që këshillohet të kryhet rutinë 2-3 herë në vit dhe në rastet me mungesë kronike hekurit çdo 3 muaj cilësia e jetës do të përmirësohet mjaft ndjeshëm për çdokënd që vuan nga deficit i hekurit.

  • Eritrosedimenti (ESR)
  • Complet blood count (Gjaku Komplet) + Reticulocytes
  • Sideremia (Iron in serum)
  • TIBC (Total Iron Binding Capacity)
  • Transferrin (Siderofilina)
  • Caeruloplasmin
  • Ferritin
  • Folate (Acidi Folik)
  • Vitamin B12

I cilësuar si truri i dytë i organizmit të njeriut, për shkak të inervimit të mëvetësishëm që ka  truri, mirëqënia e traktit gastro-intestinal konsiderohet esenciale për një jetë të shëndetshme dhe të gjatë. Kontrolli i vazhdueshëm vjetor i sistemit tretës konsiderohet tepër i rëndësishëm si për personat që vuajnë nga patologji të traktit tretës ashtu edhe për moshat mbi 50 vjeç.

  • eGFR using the CKD-EPI creatinin formula
  • eGFR using the MDRD formula
  • Bilirubin (total)
  • Bilirubin (direct)
  • Bilirubin (indirect)
  • Creatinine
  • ALP (Phosphatase alkaline)
  • Urea
  • Albumin
  • AST (Aspartate Aminotransferase)
  • ALT (Alanine Aminotransferase)
  • Total protein
  • Complet blood count (Gjaku Komplet)
  • GGT (Gama-Glutamil transferaze)
  • Sodium (Natrium)
  • Potassium (Kalium)
  • Chloride (Klori)
  • CRP ( Proteina C Reaktive)
  • Lipase
  • Amylase

Cilësohet si një nga testimet mjaft të thjeshta, por me një gamë mjaft të gjerë të detektimit të sëmundjeve të ndryshme si dislipidemitë, riskun për sëmundje kardiovaskulare, pankreatit apo sëmundje të tjera metabolike. Përpos vlerës së tij monitoruese të patologjive, ky profil shërben dhe si mjet për depistimin e tyre.

LIPIDOGRAMË

  • VLDL Cholesterol
  • Phospholipid
  • R1 (Chol/HDL)
  • R2 (LDL/HDL)
  • LDL Cholesterol
  • Cholesterol total
  • HDL Cholesterol
  • Triglyceride

VLERËSIMI I YNDYRNAVE

  • LIPIDOGRAMË
  • Apo Lipoproteina A-1
  • Apo Lipoprotein B
  • Lp (a) Lipoprotein (a)

Sot 8.8% e popullsisë botërore vuan nga diabeti dhe kjo sëmundje është përgjegjëse për 4.2 milion vdekje në vit. Një ndjekje çdo 3 muaj është esenciale për të siguruar efektivitetin e trajtimit dhe për të vlerësuar ecurinë e pacientit.

Gjithashtu paketa e vlerësimit të riskut për të zhvilluar diabet është një inovacion që ofrohet në Heidelberg, tashmë edhe në Shqipëri.

VLERËSIMI I RISKUT PËR DIABETIN 

  • VLDL Cholesterol
  • eGFR using the CKD-EPI creatinin formula
  • Phospholipid
  • R1 (Chol/HDL)
  • R2 (LDL/HDL)
  • LDL Cholesterol
  • Creatinine
  • Glucose
  • Cholesterol total
  • HDL Cholesterol
  • Total protein
  • Uric acid
  • Complet blood count (Gjaku Komplet) + Reticulocytes
  • GGT (Gama-Glutamil transferaze)
  • Potassium (Kalium)
  • Triglyceride
  • HbA1c (Hemoglobine e glukozuar)

NDJEKJA E DIABETIT

  • Glucose
  • Glucose (120 min)
  • HbA1c (Hemoglobine e glukozuar)

E re!

Fructosamine- testi i ri për ndjekjen e Diabetit

Në një mënyrë të ngjashme me testimin e HbA1c (e cila mat glikozimin e hemoglobinës), testimi i fruktozaminës përcakton fraksionin e proteinave totale të serumit që i janë nënshtruar glikolizimit (proteinat e glukozuara të serumit). Meqenëse albumina është proteina me sasi më të madhe në gjak, nivelet e fruktozaminës zakonisht pasqyrojnë glikolizimin e albuminës. Për shkak se albumina ka një gjysmë jetë prej afërsisht 20 ditësh, përqendrimi i fruktozaminës plazmatike reflekton ndryshimet relativisht të fundit (1-2 javë) në glukozën në gjak.

Indikohet në pacientët me :
-sëmundje që zvogëlojnë jetëgjatësinë e qelizave të kuqe të gjakut, të tilla si anemia hemolitike ose hemoglobinopatitë , HbA1c me bazë hemoglobinë mund të rezultojë më e ulët se sa mund të jetë realisht. Rezultatet e A1c mund të jenë gjithashtu falls-të larta ose të ulëta në hemoglobinopatitë, sepse variante jonormale të hemoglobinës mund të ndërhyjnë në analizë. Në këto raste, matja e fruktozaminës mund të përdoret si shënjues i niveleve të sheqerit në gjak, pasi matjet e saj bazohen në albuminë në vend të hemoglobinës.
-në shtatzëni, ku nevojat për medikamente mund të ndryshojnë më shpejt sugjerohet të dozohet fruktozamina  e cila mund të ndihmojë në sigurimin e një monitorimi më të afërt.

Kujdes!
Nuk përdoret për depistim të Diabetit Mellitus.

Për një konfirmim të shtatzanisë, një testim gjaku është i paevitueshëm. Falë matjes së βHCG dhe proteinës plazmatike-A, nënat sigurohen për shtatzaninë e tyre dhe mund të procedojnë me testimet e tjerat përkatëse të nevojshme për një shtatzani normale. Përpos kësaj ne sugjerojmë të bëhet vlerësimi i anemisë dhe glicemisë së bashku me serologjinë infektive TORCH.

  • Free Beta hCG
  • PAPP-A (Pregnancy-Associated Plasma Protein-A)
  • Double Test

Një nga revolucionet e mjekëisë moderne, markuesit tumoral janë indikatorë esencial, jo invaziv që ndihmojnë në diangozën e hershme të një tumori. Edhe pse të frikshme, sëmundjet tumorale janë tërësisht të shërueshme nëse kapen herët.

Personave me histori familjare ju këshillohet të kryjnë çdo 3-5 vite një kontroll të markuesve tumoral dhe pas moshës 50 vjeçare kryerja e tyre këshillohet të jetë vjetore dhe të përfshijë një gamë të gjerë të këtyre markuesve. Në Laboratorin Dr.Limbach në Shqipëri këto teste të ralla kryen nga analizatorët tanë.

  • CA 15-3
  • CA 125
  • Ca 27-29